Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e biznesmenit Billa! Zbardhen dy dëshmitë kontradiktore të ‘karremit’ Adiola Lakrës: “Celularin e shita te Dollari pas ngjarjes”

17:07 15/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Janë zbuluar sot detaje të reja dhe prova që rëndojnë pozitën e Adiola Lakrës, vajzës që dyshohet se nxorri në pritë Hekuran Billën, ish-të dënuarin, që u qëllua për vdekje me 19 plumba në zonën e “Komunës së Parisit” mbrëmjen e 11 qershorit.

Sipas prokurorisë, vajza zgjodhi të zhdukë telefonin,pasi në këtë mënyrë do të zhdukte edhe provat që e implikonin në vrasjen e të dashurit por edhe komunikimin me të dyshuarit kryesorë të vrasjes së biznesmenit Billa.


“Unë kam pasur në përdorim atë ditë një celular të markës ‘iPhone X10’ me ngjyrë gold. Në atë telefon kam pasur të regjistruar dy numra, njërin në whatsapp dhe tjetrin për të kryer thirrje. Me Hekuran Billën komunikimet i kryeja në rrjetin whatsapp, por nuk më kujtohet numri. Aparatin telefonik me të cilin komunikoja me Hekuranin e kam shitur diku rreth 2-3 ditë pas ngjarjes, tek “dollari” në qendër të qytetit. Nuk mbaj mend se në emër të cilit person ka qenë i regjistruar ai numër, por di që e kam përdorur rreth 1 vit e gjysmë. Ndërsa numrin tjetër, e kam pasur të regjistruar në emrin tim”, ka deklaruar vajza. 

Por edhe kësaj dëshmie 26-vjeccarja nuk i ka qëndruar deri në fund. Në seancën e dytë të marrjes në pyetje, ajo ka ndryshuar version dhe ka deklaruar se telefonin e kishte thyer nga dëshpërimi, pasi mësoi lajmin e vrasjes së të dashurit të saj…

“Unë ndodhesha në një qendër tregtare bashkë me shoqen time Stela, mbiemrin e së cilës nuk e di, kur Lani më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim. I thashë po. U ktheva në shtëpi rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Hekurani më telefonoi përsëri dhe më tha se do vinte të më merrte të Komuna e Parisit. Mora taksi dhe u nisa. Kur mbërrita te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, i shkrova Hekuranit, por ai nuk më ktheu përgjigje. Pa arritur te qendra Kristal, pashë shumë makina policie të cilat lëviznin me shpejtësi dhe pashë lajmet se ishte vrarë një person. Në telefon kam parë automjetin e Lanit dhe aty mësova se ai ishte vrarë. Jam kthyer sërish me të njëjtën taksi dhe kam shkuar ne shtëpinë time. Telefonin me të cilin komunikoja me Lanin e kam thyer copë-copë nga dëshpërimi”, ka qenë versioni i dytë i dëshmisë së saj.

Grupi i hetimit që po merret me shqyrtimin e kësaj çështjeje thotë se dëshmia e Adiola Lakrës  është kontradikotre dhe e pabesueshme. Prokuroria dyshon se ky fakt e implikon Lakrën në vrasjen e Billës. Gjithashtu i pabesueshëm për grupin hetimor është edhe fakti që 26 vjeçarja nuk mban mend numrin e celularit dhe emrin e personit në të cilin është i regjistruar.. I dyshimtë për hetuesit është edhe fakti që ajo ka lejuar ish-të dashurin Sebastjan Mali, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-të dënuarit, që t’i dërgonte ftesë Hekuran Billës nga Instagrami i saj.

Dy ditë më parë Adiola Lakra kërkoi lirimin nga burgu nga Gjykata e Apelit por provat nga ana e saj ishin të pakta dhe të pabesueshme nga ana e gjykatës e cila vendosi masën e arrestit për të.

Kujtojmë se Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

TIA konfirmon ndalimin e fluturimeve me Austrinë, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip