Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Votimi nga jashtë, emigrantët zhgënjejnë, ja sa pak janë regjistruar për të votuar!

18:54 12/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Paralajmërohet pjesëmarrje e ulët e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Vetëm një numër i vogël i shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë kanë deklaruar deri sot adresën e tyre në Gjendjen Civile  pranë “Programit të regjistrimit të adresës”.

Shkresa e nisur KQZ-së më 11 janar 2021 nga Drejtoria e Gjendjes Civile njofton se vetëm 921 emigrantë kanë regjistruar adresat e tyre jashtë shtetit.

Sipas raportit të INSTAT për vitin 2020 bazuar në vlerësimet e tërthorta, numri i shqiptarëve të larguar pas vitit 1990 llogaritet të jetë rreth 1,68 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 37% të shtetasve shqiptarë gjithsej.

Përgjigja e Gjendjes Civile

Drejtoria e Gjendjes Civile i ka kthyer përgjigje zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku sqaron se shtetas shqiptar që kanë plotësuar kriteret ligjore për deklarimin e vendbanimeve jashtë vendit janë vetëm 921 shtetas.

Mirëpo nga këta 921 qytetarë vetëm 854 kanë të drejte vote.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 23 dhjetor 2020, iu drejtua me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku i kërkonte të dhëna për numrin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Letra e Ilirjan Celibashi kërkonte që institucionit të KQZ t’i dërgohet numri i shtetasve, të ndarë sipas qarqeve dhe që kanë regjistruar adresën e banimit të përhershëm jashtë vendit.

Kërkesa bëhet në kuadër të projektit për mundësinë e votimit të emigrantëve nga jashtë vendit për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Si është procedura e regjistrimit?

Që t’u ofrohet mundësia të votojnë, emigrantët duhet të deklarojnë në e-Albania adresën që kanë jashtë shtetit. Kjo do të shënohet në Gjendjen Civile krahas adresës që kanë në Shqipëri. Grupi i punës i KQZ-së nisur nga kjo thotë se shqiptarët jashtë vendit duhet të hyjnë më pas në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton qytetarin jashtë vendit nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.

Në këtë rast, ata grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri.

Që të hyjnë në e-albania duhet një kartë ID e vlefshme. Mirëpo shumë emigrantë nuk e disponojnë këtë dokument, ose ju skadon deri në fund të vitit.

Gjithsesi, sipas ligjit, emigrantët kanë të drejtë të regjistrohen deri në dy muaj para datës së zgjedhjeve. Pra, ka akoma kohë që numri i emigrantëve të cilët do të votojnë të shtohet në ditët në vijim.

Kostoja e votimit

Kostoja e votimit të emigrantëve do të jetë 22 deri në 25 dollarë , sipas KQZ-së. Grupi i punës në KQZ, i caktuar për të vlerësuar mënyrën e votimit të diasporës në 25 prill 2021, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një shqiptari jashtë vendit mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë. Sipas grupit të KQZ-së vlerësohet si problem “kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme”

Ideja e votës nëpër ambasada është hedhur poshtë nga grupi i punës dhe kjo për shkak të numrit të kufizuar të selive diplomatike të Shqipërisë. Ndërsa votimi online konsiderohet i pasigurtë dhe për këtë arsye është përjashtuar dhe ky opsion.

/Iconstyle.al/

 

 

Etiketa: emigrantëtvotimizgjedhjet

Të tjera

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!
Kryesore

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Nga Irena Beqiraj Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli, në...

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Para

Pasi puthi Anën dhe e refuzoi një herë, Atdheu del në takim me Melisën: Skenat mes tyre ndezin rrjetin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

03:31 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

03:32 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.