Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Von der Leyen: Sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë do të zgjerohen

23:20 10/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Bashkimi Evropian do të zgjerojë sanksionet kundër Bjellorusisë javën që vjen. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas një takimi me Presidentin Joe Biden në Uashington, ku u trajtuan ndër të tjera çështje që lidhen me COVID-19 dhe klimën.

“Shumë shpejt, në fillim të javës së ardhshme, do të ketë një zgjerim të sanksioneve kundër Bjellorusisë”, u tha gazetarëve pas takimit zonja Von der Leyen duke vënë në dukje se, sanksionet do të zbatohen si ndaj individëve ashtu edhe subjekteve.

Diplomatë të Bashkimit Evropian kanë thënë se blloku planifikon të vendosë sanksione ndaj rreth 30 personave e subjekteve, mes tyre ministrin e jashtëm të Bjellorusisë si dhe ndaj linjës ajrore bjelloruse “Belavia”.

BE-ja dhe NATO-ja akuzojnë Presidentin Alexander Lukashenko se po i përdor migrantët si “armë” për të ushtruar trysni ndaj Perëndimit, duke I sjellë në Minsk njerëzit që largohen nga Lindja e Mesme e më pas duke i çuar në kufijtë e Polonisë dhe shteteve baltike.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe aleati i tij, Presidenti rus Vladimir Putin kanë fajësuar BE-në.

Zonja Von der Leyen tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kishin përgatitur sanksione kundër Bjellorusisë që do të hynin në fuqi në fillim të muajit dhjetor.

“Ne do të shqyrtojmë mundësinë e vendosjes së sanksionove ndaj atyre linjave ajrore që lehtësojnë trafikimin e qenieve njerëzore drejt Minskut dhe më pas drejt kufirit BE-Bjellorusi”, shtoi ajo më tej.

Për herë të funditt zonja Von der Leyen dhe Presidenti Biden u takuan në Romë në samitin e G-20 si dhe konferencën e OKB-së për klimën në Glasgou. Presidenti Biden po kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Evropën pas tensionesh të krijuara nga paraardhësi i tij, ish-Presidenti Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë tha përpara takimit se të dy udhëheqësit do të diskutojnë çështje që lidhen me ekonominë dhe trajtimin e tyre përmes një këshilli të përbashkët të tregtisë dhe teknologjisë SHBA-BE, ngrohjen globale si dhe çështje rajonale, si Ukraina dhe Ballkani Perëndimor.

“Presidenti Biden do të riafirmojë mbështetjen e tij për Bashkimin Evropian si një partner themelor për Shtetet e Bashkuara”, thuhej në një deklaratë të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Emily Horne.

Marrëdhëniet transatlantike janë përmirësuar nën administratën e Presidentit Biden. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë arritur të zgjidhin dy mosmarrëveshje të mëdha tregtare, atë që lidhet me subvencionimin e avionëve dhe prodhimin e çelikut, duke u bërë bashkë në kauzën më të madhe atë të kërcënimit që paraqet Kina. /Voa/

Të tjera

Zjarret në Gramsh vazhdojnë të përpijnë masivet pyjore
Bota

Zjarret në Gramsh vazhdojnë të përpijnë masivet pyjore

Gramshi vazhdon të përballet me një krizë të rëndë për shkak të zjarreve që kanë shkrumbuar fshatra të tëra dhe...

10:00 13/08/2025
Gazë nën bombardime izraelite, aleatët ndërkombëtarë kërkojnë veprime ndaj urisë
Bota

Gazë nën bombardime izraelite, aleatët ndërkombëtarë kërkojnë veprime ndaj urisë

Agjencia civile e drejtuar nga Hamasi ka njoftuar se qyteti i Gazës po sulmohet intensivisht nga ajri, ndërsa forcat izraelite...

09:47 13/08/2025
Para
Horoskopi sot, 11 nëntor 2021

Horoskopi sot, 11 nëntor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

12:49 13/08/2025
“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

12:39 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.