Skip to content
Kryesore

Vodhën një motomjet dhe një karrocë për fëmijë, arrestohen 2 persona

· 1 min lexim

2 autorë vjedhjesh në Elbasan kanë përfunduar pas hekurave, pasi vodhën një motomjet dhe një karrocë për fëmijë.

Sipas policisë, të arrestuarit ishin dënuar më parë për plagosje të rëndë

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 15.10.2024, në lagjen “5 Maji”, kanë vjedhur:

1 motomjet, të cilin më pas e ka fshehur shtetasi E. S.;
-një karrocë për fëmijë në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e automjetit.
Motomjeti dhe karroca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.