Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Vodafone-Albania’ tallet me klientët, shërbimi i internetit shitet si ‘ofertë’ por kompania nuk arrin ta instalojë

16:02 15/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shërbimi i internetit të ofruar nga operatori “Abcom” pjesë e kompanisë së madhe “Vodafone-Albania” është për të ardhur keq…

Janë me qindra klientët të cilët në muajt e fundit të joshur nga ofertat mashtruese të kompanisë “Vodafone”, ranë viktima të fushatës për internet të lirë me fibër optike mujore.

Deri në datën 30 shtator kur edhe përfundoi oferta për abonimin 2-vjeçar me internet me një fuqi 15 Mega dhe me një pagesë mujore prej 1350 lekësh, duhet thënë se ishin të shumtë klientët që u dyndën në dyert e pikave të “Vodafone-Albania”.

Por menjëherë sapo oferta përfundoi dhe pajisjet e internetit u shitën ose dhanë falas, klientët në Tiranë dhe në rreth pritën që teknikët e kompanisë të vinin për të kryer instalimet.

Por edhe pse kanë kaluar plot dy javë nga përfundimi i ofertës, kompania “Abcom” që mbulon shërbimin me internet të “Vodafone-Albania”, nuk ka aftësinë që të bëjë të mundur lidhjen e shërbimit tek abonentët familjarë.

“Gazeta Reforma” ka mësuar nëpërmjet lexuesve të saj se në dyert e pikave të shitjes së kompanisë “Vodafone” janë dyndur edhe një herë klientët, por këtë herë për të bërë ankesa ose për të prishur kontratën me “Abcom” dhe për të kërkuar prapa paratë për shërbimin e pa marrë.

Nga ana e saj kompania “Abcom” dhe “Vodafone” fshihen pas numrave dhe sekretarive telefonike, dhe nuk mund t’u japin dot përgjigje klientëve të zhgënjyer nga kjo që me plot gojë mund të konsiderohet si mashtrim, ose në rastin më të keq si zhvatje.

Teknikët e kompanisë “Abcom” të kontaktuar nga “Gazeta Reforma” në emër të klientëve, janë justifikuar me pamundësinë teknike për ta mbuluar këtë shërbim me fibra optike në të gjitha zonat e kryeqytetit.

Personale | Vodafone

Si mashtron “Vodafone-Abcom” me internetin

Janë me dhjetëra klientët që po ankohen ditët e fundit, për shërbimin aspak cilësor të internetit, që marrin nga “Abcom”, por më së shumti janë ata që as nuk kanë mundur ta marrin fare shërbimin me fibër optike.

Në pikat e shitjes shitësit janë porositur nga shefat që si alternativë të vetme “zgjidhjeje”, t’u ofrojnë klientëve familjarë që presin internet me fibër optike vetëm opsionin e abonimit si “biznes”.

Justifikimi është se kompania e ka të pamundur që të instalojë nëpër pallate dhe zona të ndryshme të kryeqytetit linjat e fibrave optike, dhe në rastin më të volitshëm këshillohen linjat e “dedikuara” që zakonisht u lidhen subjekteve të biznesit, por që kushtojnë më shtrenjtë se paketat për konsumatorin familjar.

Është ironik fakti se nga njëra anë suporti teknik i kompanisë “Abcom” ankohet se nuk ka mundësinë e instalimit të fibrave optike nëpër pallate dhe abonentë familjarë, dhe nga ana tjetër dyqanet e “Vodafone-Albania” sugjerojnë se po pagove si biznes, linja të lidhet menjëherë.

Kjo gjë nuk e bën aspak serioze dhe konkurruese kompaninë që pretendon se është më e madhja e shërbimit celular në vend, por që në sytë e klientëve dhe pajtimtarëve po shfaqet për ditë e më tepër si kompani mashtruese, ose aspak korrekte.

Abuzim edhe me “fuqinë” e internetit

Janë shumë klientë, sidomos nga kryeqyteti, që janë ankuar edhe në profilet sociale të “Gazeta Reforma”, se edhe pse paguajnë një shumë të caktuar për shërbimin e internetit nga “Vodafone-Albania”, për një kapacitet të caktuar, ai nuk është asnjëherë në masën e duhur.

Dhe këtë e zbulon instalimi i disa programeve të thjeshta elektronike në kompjuterët apo pajisjet elektronike në shtëpi, të cilat verifikojnë në kohë reale fuqinë aktuale të hyrjes së internetit në një pajisje.

Janë pikërisht këto programe të fundit, që e nxjerrin fare zbuluar kompaninë “Vodafone-Albania” që mashtron me atë çka u merr si pagesë klientëve pajtimtarë.

Kaq problematik u është bërë furnizimi me internet i qytetarëve, sa është kthyer në një stres më vete, sidomos për ata që punojnë nga shtëpitë.

Kjo kompani ka për qëllim të saj vetëm shitjen e paketave të ndryshme, për të cilat bën reklama pa fund, si dhe grumbullimin e parave.

Ndërsa klientët që “peshkohen” nga publiciteti i madh dhe ofertat joshëse fillestare, shpesh mbesin të zhgënjyer kur vjen puna për cilësinë.

Po ashtu, as “Shërbimi ndaj klientit” nuk përgjigjet në telefon, kur klienti ankohet për mungesën e sinjalit.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: internetklientëshërbimVodafone-Albania

Të lidhura

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Para

Ja çfarë fsheh ligji i jahteve që bëri Balluku me Klosin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.