Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: Si Meta ia la Kryemadhit përgjegjësinë për pasuritë

23:11 13/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri, ish presidenti Ilir Meta, drejtuesi aktual i Partisë së Lirisë, qëndroi sot përmbi 3 orë në Prokurorinë e Posaçme. Nuk është e qartë se për cilin hetim ai ishte thirrur, por në deklarimet e tij të mëpasshme, Meta la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij. Ish presidenti deklaroi se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, për të cilat ai ia la përgjegjësinë bashkëshortes Monika Kryemadhi, marrëdhëniet me të cilën kanë njohur një krisje të fortë kohët e fundit. Kryemadhi, e cila është nën hetim pasuror, ishte po ashtu një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme.

I thirrur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme, zoti Meta hyri sot në mjediset e saj duke sulmuar me nota denigruese drejtuesin e këtij institucioni Altin Dumani, siç ka ndodhur shpesh, veçanërisht në muajt e fundit: “Dum Dumani është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal. Eshtë kokë e këmbë me Edi Ramën”.

Në dalje nga Prokuroria, pas pak më shumë se tre orësh, nuk i kurseu sërish akuzat ndaj zotit Dumani, ndërsa tha se “unë jam pyetur 3 orë, kot më kot, me gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprimet e të tjerëve, miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të SPAK-ut”.

Zoti Meta nuk dha shpjegime se në kuadër të cilit hetim ai ishte thirrur nga prokurorët, por më vonë, nga selia e partisë së tij, e quajti të turpshme seancën ku ai la të kuptohej se ishte pyetur mbi çështje financiare që lidheshin me të dhe familjen e tij. “Si mund t’i thuash ti Ilir Metës, a e njeh të Elenën. Po kush është Elena? Po ja, ajo punonjësja e Financës, e LSI. Po – i thashë – është njëra që ka punuar e ka ikur pa dorëzuar detyrën. Po patët mundësi i thoni, të vijë të dorëzojë detyrën se ka patur detyrë me rëndësi. A të ka thënë ty Elena, 5 mijë dollar në vitin 2006? Mua të më japë Elena? Nuk kishte si të më jepte se merrte rrogë te partia. Po janë në një numër llogarie që e ke ti me bashkëshorten tënde. Shkoni pyeteni atë, i thashë. Merren me histori, se mos ke diskutuar ti me Monikën në shtëpi, për këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet bankare, e ku e di unë përralla të tilla”, shpjegoi zoti Meta, duke përmendur disa nga pyetjet që ai tha se i ishin bërë nga prokurorët.

Qartazi, ai la çdo përgjegjësi mbi bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin, marrëdheniet me të cilën janë tronditur thellë, edhe në aspektin politik, ku ajo u la jashtë funksioneve në partinë e Lirisë. “U bëra të qartë se unë as çështje pronash as çështje financiare, nuk kam patur asnjë përgjegjësi. Të gjitha përgjegjësitë, në mirëbesim, i ka patur Monika, dhe ata e kanë patur mysafire dhe dje, e mund ta kenë sa herë të duan, dhe ta pyesin. Unë jam marrë dhe merrem me politikë”,theksoi Meta.

Kryemadhi ishte një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, ajo nuk sulmoi në asnjë moment prokurorët, të cilët siç tha, “po bëjnë detyrën e tyre”. E gjendur nën hetim pasuror, ajo deklaroi se i ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe se kishte ballafaquar të dhënat e saj me ato që kishte mbledhur dhe Prokuroria e Posaçme./VOA

Etiketa: Ilir MetaMonika Kryemadhi

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Akuzohet për dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohet polici në Himarë

Akuzohet për dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohet polici në Himarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.