Skip to content
Të Gjitha

Vlora shënoi sot 9 raste të reja me Covid-19, mes tyre një mësuese

· 1 min lexim

Edhe ditën e sotme numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë ishte shumë i lartë. Nga 1375 testime të kryera në 24 orët e fundit rezultuan pozitiv 297 persona.

Nga këto 9 raste të reja ishin vetëm në qytetin e Vlorës. Sipas AbcNews disa prej këtyre rasteve janë raste kontakti nga persona të infektuar më parë dhe një mësues nga një shkollë 9 vjeçare dhe një punonjës në prefekturë.

Menjëherë sapo kanë marrë përgjigjen pozitive ata janë vetë-karantinuar ndërkohë janë marrë edhe tamponët për personat që kanë patur kontakte.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.