Skip to content
Aktualitet

“Vlerësim për betejën tuaj heroike”, Europa Nostra: Shpresoj të lirohen të arrestuarit, do të reagojë edhe BE

· 2 min lexim

Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, një mesazh i rëndësishëm ka ardhur nga “Europa Nostra”.

Mesazhi mban firmën e sekretares së përgjithme të organizatës më të rëndësishme të Trashëgimisë në Bashkimin Europian.

Sneška Quaedvlieg-Mihailovic shprehet se e vlerëson betejën heroike të të gjithë qytetarëve  e personazheve publikë që kundërshtuan prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ajo ka uruar që të gjithë njerëzit që janë ndaluar ditën e djeshme nga policia, të jenë liruar.

Sekretarja e përgjithshme ndan me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit por dhe me të gjithë qytetarët, solidaritetin e sinqertë dhe mbështetjen e saj të plotë.

Mesazhi i Sneška Quaedvlieg-Mihailovic:

Të dashur Miq,

“Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,
Sneška”.