Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vjosa Osmani thirrje BE-së: Ushtroni presion ndaj Serbisë, t’i ndalin provokimet

23:14 20/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për vendimin e sotëm të qeverisë, për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë s ai përket targave të automjeteve.

Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se Kosova ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të cilat Serbia i ka injoruar. Ajo thotë se asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk do e ndalë Kosovën në vendosmërinë për të jetësuar zbatimin e ligjit. Më tej Osmani i bën thirrje Bashkimit Europian, që të ushtrojë presion ndaj qeverisë serbe në mënyrë që të ndalë menjëherë provokimet ndaj Kosovës dhe keqpërdorimin për qëllime politike të qytetarëve serbë të Kosovës.

Postimi i plotë:

Kosova sot ka zbatuar në plotëni marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të cilat Serbia i ka injoruar dhe po vazhdon të mos i zbatojë. Reciprociteti në çështjen e targave, për të cilën kanë nënshkruar të dyja palët në Bruksel, nuk mund të shihet si veprim tensionues e i njëanshëm, por veprim drejt zbatimit të marrëveshjeve të cilën do të duhej ta kërkonte edhe vet BE-ja. Serbia është ajo që ka vepruar në mënyrë të njëanshme nga viti 2016 e në shkelje të marrëveshjeve të Brukselit, e jo Kosova.

Prandaj, strukturat ilegale serbe, të financuara e që marrin urdhëra nga shteti i Serbisë, po ndërmarrin veprime jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e rajonit. Për më tepër, Serbia, sipas logjikës së pandryshuar të së kaluarës, po i shfrytëzon edhe institucionet shtetërore serbe për ta kërcënuar vendin tonë.

Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve është ndërmarrë si rezultat i përfundimit të marrëveshjeve të vitit 2011 dhe 2016 për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve. Rrjedhimisht, vendimi siguron trajtim të barabartë dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Vendimi është pranuar dhe po zbatohet me përpikëri në të gjitha pikat kufitare, me përjashtim të dy pikave në veri, në të cilat serbët lokalë po keqpërdoren nga Qeveria serbe dhe strukturat ilegale atje.

Prandaj, ftoj Bashkimin Evropian që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Serbisë që të ndalojë menjëherë provokimet ndaj Kosovës dhe keqpërdorimin për qëllime politike të qytetarëve serbë të Kosovës. Politika destabilizuese e Serbisë në Kosovë dhe në rajon dhe qëllimet e tyre hegjemoniste për të ashtuquajturën ‘botë serbe’ janë rikthim në logjikën e tyre të viteve ’90, e cila ka sjellë shumë viktima në rajonin tonë.

 

Etiketa: BEreciprocitetiserbiavjosa osmani

Të lidhura

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Sot afati i fundit për kontituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e 53-të për të konstituuar legjislaturën...

08:58 26/07/2025
‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga
Kosovë

‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Klan Kosova ka folur mbi arrestimin e tij nga Gjykata Speciale,...

12:31 25/07/2025
Para
Dozat përforcuese të vaksinës së Covid, në SHBA gati t’i autorizojnë për disa kategori

Dozat përforcuese të vaksinës së Covid, në SHBA gati t’i autorizojnë për disa kategori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet ndjeshëm prostitucioni në Shqipëri, shteti po përgatit një ndryshim të rrezikshëm në Kodin Penal

Rritet ndjeshëm prostitucioni në Shqipëri, shteti po përgatit një ndryshim të rrezikshëm në Kodin Penal

14:45 29/07/2025
“Kodi i Ri Penal” me 900 nene konfuze, avokati: Si të ishin përkthyer me Google Translate

“Kodi i Ri Penal” me 900 nene konfuze, avokati: Si të ishin përkthyer me Google Translate

14:16 29/07/2025
Masakër në zemër të Manhattanit: 5 të vrarë dhe panik masiv pas të shtënave në Park Avenue

Masakër në zemër të Manhattanit: 5 të vrarë dhe panik masiv pas të shtënave në Park Avenue

13:20 29/07/2025
Tronditje në Fier: Abuzohet seksualisht një 13-vjeçare, në kërkim një 30-vjeçar dhe procedohen dy të mitur

Tronditje në Fier: Abuzohet seksualisht një 13-vjeçare, në kërkim një 30-vjeçar dhe procedohen dy të mitur

13:02 29/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.