Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 12 viktima! OKB: 300 mijë fëmijë në rrezik si pasojë e kequshqyerjes

09:04 12/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Të paktën 12 palestinezë u vranë gjatë natës në tre sulme ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Një prej bombardimeve goditi një tendë ku strehoheshin njerëz të zhvendosur në Khan Younis, në jug të territorit, duke shkaktuar vdekjen e pesë civilëve.

Viktimat e tjera u regjistruan në qytetin e Gazës, ku një sulm pranë Xhamisë al-Faruq, në lagjen Zeitoun, la pas të vrarë dhe të plagosur.

Përveç dhunës së pandërprerë, situata humanitare po përkeqësohet me ritme alarmante. Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron se mbi 300 mijë fëmijë janë në rrezik serioz nga kequshqyerja.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, vetëm 1.5% e tokës së punueshme në Gaza mbetet e arritshme dhe e paprekur, një tregues i kolapsit pothuajse total të prodhimit vendas të ushqimit, çka e shton edhe më shumë rrezikun për një krizë të plotë urie.

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Evropën dhe Azinë Qendrore, Miroslav Jenca, paralajmëroi në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit se një ofensivë e re izraelite për pushtimin e plotë të Gazës do të sillte pasoja “katastrofike” për miliona palestinezë dhe do të rrezikonte jetën e pengjeve ende në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Që nga nisja e luftës, mbi 60,000 persona janë vrarë nga ushtria izraelite, gjysma e tyre gra dhe fëmijë. Mesatarisht, kjo përkthehet në rreth 1,500 viktima çdo muaj, një bilanc tragjik që përfaqëson jetë, histori dhe ëndrra të humbura, në një konflikt që po çnjerëzon një popull të tërë.

Sipas një raporti të ISPI, bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara, mbi 70% e ndërtesave në Gaza janë dëmtuar që nga prilli, ndërsa 28% janë shkatërruar plotësisht. Janë rrënuar mbi 800 xhami dhe rreth 80% e spitaleve e klinikave janë jashtë funksionit pas afro 720 sulmeve ndaj strukturave shëndetësore, nga të cilat kanë humbur jetën rreth 950 persona, përfshirë mbi 100 mjekë e infermierë.

Mbi dy milionë banorët e Gazës përballen me një nga krizat më të rënda të pasigurisë ushqimore në botë. Pas një bllokade totale dy-mujore, 93% e popullsisë gjendet në gjendje të rënduar urie, ndërsa 12% klasifikohen në nivel “katastrofik”.

Deri tani, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, 181 persona, mes tyre 94 fëmijë, kanë humbur jetën nga mungesa e ushqimit.

Kanë kaluar 20 muaj që afro një milion fëmijë nuk kanë pasur mundësi të ndjekin shkollën, ndërsa 700,000 gra jetojnë në kushte ekstreme higjienike, të pambështetura dhe të rrezikuara në heshtje.

Etiketa: gazakequshqyerja

Të tjera

Butrinti nën kërcënim: A do të mbijetojë gardhi i Gani Strazimirit përballë projektit të ri?
Aktualitet

Butrinti nën kërcënim: A do të mbijetojë gardhi i Gani Strazimirit përballë projektit të ri?

Gazetari Auron Tare, në një reagim në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po promovohet restaurimi i...

13:53 12/08/2025
BIRN: Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri
Aktualitet

BIRN: Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

Vladimir Karaj Komiteti i Investimeve Strategjike, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi me 10 prill statusin “investitor strategjik” për...

13:26 12/08/2025
Para
SHBA-të dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar

SHBA-të dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Butrinti nën kërcënim: A do të mbijetojë gardhi i Gani Strazimirit përballë projektit të ri?

Butrinti nën kërcënim: A do të mbijetojë gardhi i Gani Strazimirit përballë projektit të ri?

13:53 12/08/2025
BIRN: Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

BIRN: Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

13:26 12/08/2025
Flakët marrin përmasa të frikshme në Gramsh, zjarri shkrumbon banesat

Flakët marrin përmasa të frikshme në Gramsh, zjarri shkrumbon banesat

13:12 12/08/2025
“Do të mbetet në zemrat tona”/ Mesazhi prekës i gjimnazit për 15-vjeçarin nga Fieri

“Do të mbetet në zemrat tona”/ Mesazhi prekës i gjimnazit për 15-vjeçarin nga Fieri

12:46 12/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.