Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vidhte “Facebook” e qytetarëve dhe përfitonte para, si ra në “grackën” e policisë 28-vjeçari nga Tirana

17:24 30/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme është arrestuar një 28-vjeçar nga Tirana pasi ka vjedhur adresat e shumë qytetarëve nga Kosova dhe me anë të tyre ka përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e tyre. Sipas Policisë, i riu Liridon Peka ka përfituar në total mbi 100 000 euro, pasi iu kishte dërguar atyre mesazhe se kishte nevojë për para.

Në cilësinë e provës materiale 28-vjeçarit i janë sekuestruar 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare.

Kujtojmë që Peka është arrestuar më herët edhe në qershor të vitit 2022 për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim. Ai është dënuar me masë sigurie “Arrest Shtëpie”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Account”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni, nga Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Vidhte llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe i përdorte ato për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e shtetasve që iu kishte vjedhur llogaritë, identifikohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

28-vjeçari ka marrë shuma të ndryshme parash (në total mbi 100 000 euro), nga familjarët dhe të afërmit e poseduesve të llogarive në facebook, pasi iu kishte dërguar atyre mesazhe se kishte nevojë për para.  Sekuestrohen 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara pas tërheqjes së shumave monetare.  Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimeve të marra nga disa shtetas kosovarë, për vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale dhe përdorimin për të kërkuar para nga familjarët e tyre, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Account”, për dokumentimin e kësaj veprimtarive kriminale, identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësi ligjore.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:

  1. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe më pas ka komunikuar me familjarët dhe të afërmit e këtyre shtetasve, për t’iu kërkuar shuma të ndryshme  parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera. Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit kanë dërguar shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Shuma e përfituar nga kjo veprimtari kriminale është mbi 100 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga ky shtetas.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Të tjera

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)
Aktualitet

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

Arbi Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, u paraqit sot në SPAK. Zyrtarisht ai merret në pyetje vetëm...

16:38 21/08/2025
Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!
Aktualitet

Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa, i ka kërkuar ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhe, ngritjen e një grupi ekspertësh...

15:41 21/08/2025
Para
VOA/ SHBA me 690 milionë dollarë programe për të fuqizuar demokracinë në mbarë botën

VOA/ SHBA me 690 milionë dollarë programe për të fuqizuar demokracinë në mbarë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

16:38 21/08/2025
Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!

Thirrje Ministrisë së Kulturës për restaurimin urgjent të objekteve të kultit të dëmtuara nga zjarret!

15:41 21/08/2025
Qeveria mburret me inflacionin, shqiptarët mbyten nga çmimet “europiane” me rroga mjerane

Qeveria mburret me inflacionin, shqiptarët mbyten nga çmimet “europiane” me rroga mjerane

15:39 21/08/2025
OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë nuk arrijnë të zvogëlojnë pabarazinë

OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë nuk arrijnë të zvogëlojnë pabarazinë

15:33 21/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.