Skip to content
Të Gjitha

Video/Eugena Tomini:Virusi ka gjetur terren, pritej kjo rritje e të infektuarve me COVID-19

· 1 min lexim

Shefja e shërbimit në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha në emisionin “Real Story” se kjo rritje e numrit të të infektuarve pritej, pasi virusi ka gjetur terren për sa kohë nuk respektohen rregullat e distancimit social.

Gjithashtu Tomini tha se mbi 60% e rasteve të reja gjatë këtyre ditëve janë me simptoma dhe kanë nevojë për hospitalizim.

Pyetjes se nëse mund të përballemi me një krizë të re nga shtimi i dyfishuar i shtrimeve në spital, shefja e Institutit të Shëndetit Publik tha se spitali infektiv ka kapacitetet e duhura, rreth 120 shtretër apo edhe në terapinë intensive.

Së fundmi për hapjen e kufijve Tomini u shpreh se strukturat kufitare do të ndjekin të gjitha protokllet e duhura për rastet që vijnë nga vende me rrezikshmëri ose vende të tjera, anagzhimi i këtyre strukturave do të jetë i plotë.