Skip to content
Kryesore

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, në gjendje kritike për jetën

· 1 min lexim

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në banesën ku ai jetonte.

I plagosuri, i identifikuar si Arnaldo Matodashaj, është dërguar fillimisht në spitalin e Vlorës dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë “Glock”, e cila dyshohet se u përdor nga 35-vjeçari.

Sipas burimeve zyrtare, Matodashaj rezulton me precedentë penalë. Në vitin 2023 ai ishte arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, pasi gjatë një kontrolli në mjetin e tyre u gjet një armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.