Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi
Pas më shumë se një muaji protestash të përditshme për rritje pagash dhe kushte më të mira pune, minatorët e...
Hetimet zbuluan se i pandehuri kishte shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të familjes së vajzës dhe marrëdhëniet e njohura mes tyre për ta joshur të miturën në banesën e tij. Në atë ambient, duke përfituar nga gjendja e saj e brishtë dhe e pambrojtur, ai ka kryer aktin e rëndë të abuzimit.
Ngjarja u zbulua më 12 janar 2023, kur Veizi u arrestua në flagrancë. Pas një hetimi të plotë, Prokuroria e Fierit dërgoi çështjen në gjykatë, ku u vërtetuan akuzat dhe u vendos dënimi me 25 vite burgim. Ndërkohë, për akuzat e tjera të ngritura ndaj tij është ndarë procedimi penal dhe do të trajtohen veçmas.
Ky vendim, megjithëse i rëndë, lë ende hapësirë për debate të thella në shoqëri. Përballë një krimi që shkatërron jetën e një fëmije, duke lënë plagë të pashlyeshme psikologjike e emocionale, shumëkush mendon se 25 vite burg janë tepër pak për madhësinë e dëmit të shkaktuar. Dënime të tilla, përballë akteve çnjerëzore, hapin diskutimin mbi nevojën e rishikimit të politikave penale në raste të abuzimit me të miturit, duke rikthyer në qendër të vëmendjes mbrojtjen e fëmijëve dhe ashpërsimin e ndëshkimeve për autorët.
Në një shoqëri ku rastet e abuzimit ndaj të miturve po bëhen gjithnjë e më të dukshme, ky vendim është një kujtesë e fortë për rrezikun real që fëmijët hasin dhe për përgjegjësinë që mbajnë institucionet për t’i mbrojtur ata nga grabitqarët që fshihen pas maskës së “miqësisë” dhe “besimit”.
Pas më shumë se një muaji protestash të përditshme për rritje pagash dhe kushte më të mira pune, minatorët e...
Autostrada Thumanë Kashar është vepra e fundit që po shembet përpara syve të qytetarëve, ndërsa Belinda Balluku përballet me dosjet...

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group
© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.