Skip to content
Rajoni

Veseli: Serbia meriton taksë 1000%, por kjo s’mund të bëhet pengesë për marrëdhënien me SHBA-në

· 2 min lexim

Taksa për mallrat serbe vazhdon të mbetet tema e ditës në Kosovë dhe kjo për shkak të gjithë pakënaqësive që është duke shkaktuar tek ata që janë kundër Kosovës shtet. Megjithatë, ditën e sotme kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se tashmë taksa e ka dhënë efektin e saj dhe kurrsesi kjo nuk mund të bëhet pengesë për marrëdhëniet me miqtë e Kosovës.

“Taksa e ka arrit efektin e saj. Në momentin që bëhet për konsum të brendshëm dhe në momentin që bëhet pengesë në marrëdhëniet me SHBA-në, është bërë e pa kuptimtë, edhe pse ndaj Serbisë është pak të vihet të taksë edhe 1000%”, tha Veseli dhe shtoi se nuk mund të mbahet një qëndrim kundër  të miqve të Kosovës.

Mesa duket gjithçka e pengon Veselin është marrëdhënia me SHBA-të, por në një kohë që SHBA-të mbështesin Serbinë a nuk i bën ata pak bashkëpunëtorë?

Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë deri në fund pasi Kosova është duke u bombarduar nga të katër anët për shkak të kësaj takse dhe kryeministri Haradinaj nuk ka ndërmend të tërhiqet derisa të arrijë që Serbia ta pranojë Kosovës si shtet të mëvetësishëm.