Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Venecia’ përplas sërish palët për Kodin/ Reagon Varhelyi: Kuvendi të presë opinionin. Meta e Rama replika në distancë

15:42 26/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Çështja e Kodit Zgjedhor ka rindezur edhe sot debatet politike të tensionuara jo pak këto ditë, mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Rama. Por kjo çështje ka ngjallur edhe reagimin e ndërkombëtarëve, që janë të shqetësuar për procesin zgjedhor në Shqipëri dhe gjetjen e konsensusit mes palëve.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i kërkon Kuvendit të presë opinionin e Komisionit të Venecias, para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor që u kthyen nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Varhelyi shkruan në “Twitter” se, Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët rreth Kodit dhe se parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen për të rivotuar.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”,- shkruan Varhelyi.

Ndërkohë sot më herët, në konferencën për mediat, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i’u përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama për të kaluar të pandryshuar Kodin në parlament.

Meta tha se, uron në një reflektim të maxhorancës, ndërsa theksoi se secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij.

Varhelyi

Reagimi i Presidentit për Kodin

“Për të ndihmuar dhe garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, me standarde të OSBE, të një vendi anëtar të këshillit të europës, që ka disa kushte për negociata dhe që është fqinj me Maqedoninë e Veriut që ka treguar se si mund të organizohen zgjedhje model.

Si do sillet maxhoranca kjo mbetet për t’u parë. Nuk kam asnjë arsye përse të mos shpresoj në një reflektim të tyre. Më vjen keq që nuk kanë lexuar 80 faqet e argumenteve, po kanë reaguar menjëherë.

Secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij. Aktet e presidentit kanë qenë e do jenë transparente dhe në interes të popullit shqiptar”,- u shpreh Meta.

Ndër të tjera Meta komentoi edhe vendimin për t’iu drejtuar Venecias lidhur me këtë çështje.

“Unë si president kam marr në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos pasur besim te qeveria.

Presidenti i ka sytë nga populli, e dimë që Venecia është shumë i rëndësishëm, i dimë vendimet që nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Shpresoj të ketë një reflektim. Presidenti në çdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve”,- u shpreh Meta.

 Rama këmbëngul te kalimi i Kodit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku ky i fundit i kërkoi sot Kuvendit që të presë opinionin e Komisionit të Venecias, para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kreu i qeverisë tha se, mendimi i ‘Venecias’ është i mirëseardhur, por nënvizoi faktin se, Presidenti pranohet ose rrëzohet nga Parlamenti. Rama e përsëriti se, Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë në lidhje me kodin.

Mesazhi i Ramës:

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË! Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave”. 

Opozita “pro” deklaratës së Varhelyi

Kreu i PD-së Lulzim Basha është informuar ‘live’ për deklaratën e komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi teksa ka përshëndetur qëndrimin e tij.

“Deklarata e komisionerit duhet të jetë e tanishme. Është e qartë, e përshëndes deklaratën e komisionerit për zgjerim. Rishpreh shqetësimin e thellë të BE-së dhe partnerëve tanë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Edi Ramës për të manipuluar sistemin para zgjedhjeve të ardhshme.

Përsëris qëndrimin e PD para dhe pas dekretit të Presidentit Meta që kjo është një goditje e rëndë ndaj shanseve të Shqipërisë për integrimin europian dhe përgjegjësi është vetëm një.

Ai që ka vënë xhepat e tij dhe të hajdutëve të tij para shqiptarëve tani po vendos pushtetin e tij dhe frikën e largimit nga pushtetit para integrimit europian të vendit dhe një klime të qetë zgjedhore”,- deklaroi Basha.

/GazetaReforma.com/

 

 

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Kodin ZgjedhorKuvendiperplasjeVarhelyivenecia

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para

Vjedhja e 2 milionë eurove në Kosovë/Dorëzohet biznesmeni i “LDA Group”, zbulon vendndodhjen e parave

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip