Skip to content
Kryesore

Vendimi për emigrantët, Meloni nuk tërhiqet

· 1 min lexim

Emigranët u larguan këtë mengjes nga Gjadra drejt Italisë.

Menjëherë pas nisjes së emigrantëve, mediat italiane kanë raportuar se qeveria nuk do tërhiqet.

“Një transferimi i ri pritet këtë javë”, shkruan la Repubblica.

Largimi i emigrantëve vjen pas vendimit të Gjykatës së Romës. Ky vendim është marrë në bazë të legjilacionit të Gjykatës Europiane. Sipas vendimit shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të cilat do të mbahen.

Meloni do të thërrasë ditën e hënë qeverinë për të diskutuar mbi vendimarrjen.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Matteo Matteo Piantedosi tha se “vendimi do të apelohet deri në Gjykatën e Kasacionit. Ne do të vazhdojmë me atë që Italia po arrin në Shqipëri dhe më tej do të bëhet ligj europian”.