Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vdiq në burg para tre muajsh, por në Gjendjen Civile figuron i gjallë. Institucionet ia delegojnë fajin njëra-tjetrës

22:20 14/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Daver Këraj ka ndërruar jetë para tre muajsh në burgun e Fierit.

Por, ai ende figuron i gjallë në regjistrin e Gjendjes Civile.

Prokuroria e Fierit nuk firmos vërtetimin e vdekjes, por ia kalon përgjegjësinë prokurorisë së kryeqytetit.

Të afërmit kanë denocuar rastin në emisionin “Fiks Fare”.

Që nga tetori i vitit të kaluar familjarët tij janë interesuar nëpër institucione për ta çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile.

Mirëpo, mungon firma e prokurorit në vërtetimin e vdekjes.

Neni 55 i ligjit për gjendjen civile e thotë qartë që  “vërtetimi i vdekjes të personave që humbin jetën në vendet e vuajtjes së dënimeve me burgim, është i vlefshëm vetëm kur  lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor dhe nënshkruhet nga prokurori”.

Ndërkohë burgu i Fierit ka lëshuar skedën e vdekjes dhe ka njoftuar zyrën e gjendjes civile të Gjirokastrës dhe prokurorinë për ndarjen nga jeta të të dënuarit Daver Këraj.

Fiks Fare kërkoi informacion në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier  për këtë rast.

Në përgjigjen e saj Prokuroria e Fierit tha se familjarët nuk kanë paraqitur asnjëherë pranë këtij institucioni kërkesë për marrje informacioni. (Gjë e cila u hodh poshtë nga emisioni)

Gjithashtu, në përgjigjen e saj Prokuroria e Fierit e kaloi te Prokuroria e Tiranës përgjegjësinë për dhënien e informacionit dhe lëshimit të vërtetimit të vdekjes së të dënuarit, pasi ai ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Tiranës.

Por, institucioni s’ka kthyer ende përgjigje.

Ndërkohë, neni 54 i ligjit për gjendjen civile përcakton afatin e deklarimit të vdekjes, i cili bëhet  brenda 10 ditëve nga ndodhja . Madje ky nen ngarkon Shërbimin e  Gjendjes Civile, i cili kur ka të dhëna se persona të vdekur vazhdojnë të qëndrojnë të regjistruar në regjistrin themeltar dhe në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, të ngrenë padi në gjykatë për të vërtetuar vdekjen.

Por edhe ky veprim nuk është bërë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: figuron i gjalleinstitucionetVdiq ne burg

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Zbulohet materiali më i vjetër i gjetur ndonjëherë, shumë më i vjetër se vetë Toka

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip