Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

21:44 18/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina ishte në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Autoritetet polake kanë krijuar një zonë përjashtimi, duke u pamundësuar gazetarëve dhe aktivistëve humanitarë qasjen në zonën ku po arrijnë mijëra emigrantë nga vende si Iraku dhe Siria.

Miçalovo dhe qytete tjera në afërsi të kufirit, kanë organizuar qendra të ndihmave humanitare për të ndihmuar sado pak emigrantët që arrijnë të kalojnë pengesat kufitare. Autoritetet lokale thonë se masat e ndërmarra në kufi kanë pakësuar dukshëm fluksin e emigrantëve nga Bjellorusia në Poloni.

“Situata po ndryshon çdo ditë. Tani, me praninë e shtuar të ushtarëve dhe rojeve kufitare është më e lehtë. Po bëjmë aq sa mundemi. Ne ofrojmë ndihmë për rojet kufitare, sepse çdo ditë dikush e kalon kufirin”, thotë për Zërin e Amerikës, Konsrad Sikora, nënkryetar i Bashkisë së Miçalovos.

Por aktivistët kritikojnë qeverinë që nuk po lejon ata të ndihmojnë emigrantët në nevojë.

“Na duhet ndihmë humanitare më afër kufirit. Po i bëjmë thirrje të vazhdueshme qeverisë të na lejojnë”, thotë aktivisti Purtas Pur.

Mijëra njerëz janë mbledhur në pyjet në afërsi të kufirit në temperatura shumë të ulëta. Aktivistët polakë thonë se emigrantët që arrijnë të kalojnë kufirin po kthehen në Bjellorusi nga rojet kufitare të Polonisë, siç ndodhi me një familje të madhe kurde.

“Në atë familje ishin pesë fëmijë. Nuk kishin ngrënë për nëntë ditë në pjesën bjelloruse të kufirit. Po atë natë që arritën të futen në Poloni, u rikthyen në Bjellorusi”, thotë aktivistja Joana Aisha Iëinska.

Aktivistë për të drejtat e njeriut mendojnë se akuzat mes Varshavës dhe Minskut duhet të ndalen, në mënyrë që kjo krizë humanitare – ndër më të rëndat së fundmi në Evropë – të përfundojë.

“Duhet të gjejmë një mënyrë për të qetësuar situatën dhe të përqëndrohemi në dhënien fund të vuajtjeve”, thotë Dunjha Mijatoviç, Komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës.

Kriza politike dhe mbi të gjitha ajo humanitare po vazhdon, duke u pamundësuar grupeve humanitare të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe gazetarëve të tregojnë historitë e tyre./Voa/

Të tjera

Zjarret në Gramsh vazhdojnë të përpijnë masivet pyjore
Bota

Zjarret në Gramsh vazhdojnë të përpijnë masivet pyjore

Gramshi vazhdon të përballet me një krizë të rëndë për shkak të zjarreve që kanë shkrumbuar fshatra të tëra dhe...

10:00 13/08/2025
Gazë nën bombardime izraelite, aleatët ndërkombëtarë kërkojnë veprime ndaj urisë
Bota

Gazë nën bombardime izraelite, aleatët ndërkombëtarë kërkojnë veprime ndaj urisë

Agjencia civile e drejtuar nga Hamasi ka njoftuar se qyteti i Gazës po sulmohet intensivisht nga ajri, ndërsa forcat izraelite...

09:47 13/08/2025
Para
Meret vendimi, lejet e drejtimit në Shqipëri njihen dhe në Itali

Meret vendimi, lejet e drejtimit në Shqipëri njihen dhe në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Myslim Murrizi akuzon: Eduard Halimi mori 2.7 milionë euro nga “Bankers”, PD e PS të përfshira në aferë miliardëshe

Myslim Murrizi akuzon: Eduard Halimi mori 2.7 milionë euro nga “Bankers”, PD e PS të përfshira në aferë miliardëshe

23:11 14/08/2025
Meta dyshon për zjarrvënie te Syri i Kaltër: “Për t’i hapur rrugë betonizimit të parkut”

Meta dyshon për zjarrvënie te Syri i Kaltër: “Për t’i hapur rrugë betonizimit të parkut”

20:24 14/08/2025
Plagosje me thikë mes adoleshentëve në Maliq, autori shoqërohet nga policia

Plagosje me thikë mes adoleshentëve në Maliq, autori shoqërohet nga policia

19:05 14/08/2025
Vendi digjet, avionët mungojnë, satelitët s’paralajmërojnë: Ja paketa minimale që bëhet sot

Vendi digjet, avionët mungojnë, satelitët s’paralajmërojnë: Ja paketa minimale që bëhet sot

15:20 14/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.