Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksinimi i stafit akademik, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve letër Ramës (KËRKESAT)

21:16 14/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), i ka bërë kërkesë kryeministrit Edi Rama të përfshijë në grupet me përparësi për vaksinim, edhe stafet akademike të universiteteve.

SPUSH ka deklaruar se stafi akademik dhe ndihmës akademik ka kaluar vështirësi në këtë periudhë dhe shpreh shqetësimin për pasojat e rënda në cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

Gjithashtu SPUSH ka theksuar se stafi akademik është shumë i ekspozuar ndaj koronavirusit, si rezultat i seancave mësimore me një numër të madh studentësh gjatë leksioneve, seminareve dhe provimeve.

Kërkesat drejtuar kryeministrit Edi Rama:

“Këtë kërkesë e mbështesim në arsyetimin e mëposhtëm:

Shumica e studentëve dhe pedagogëve janë të mendimit se kthimi, sa më herët që të jetë e mundur në auditor është domosdoshmëri për të mënjanuar mangësitë e konsiderueshme në formimin e studentëve, në mënyrë të veçantë të atyre që vijojnë studimet në shkencat mjeksore, biologjike, natyrore, bujqësore, teknike-inxhinerike, shkencave të tjera të aplikuara, të arteve dhe sporteve, ku formimi praktik, përmes punëve laboratorike, ushtrimeve dhe demonstrimeve në auditor është thelbësor.

Nëse procesi mësimor do të vazhdojë online edhe në semestrin II të këtij viti akademik, këto mangësi do të thellohen akoma më shumë për studentët që vijojnë mësimin online që nga semestri II i vitit të kaluar akademik, sepse ai (mësimi online) do të përbënte rreth 50% të të gjithë studimeve të tyre në nivelin e ciklit të parë (bachelor) dhe rreth 70% e studimeve të ciklit të dytë (Master).

Kthimi në auditore gjatë shkurtit, për provimet e semestrit I dhe për fillimin e semestrit II, do të mënjanonte thellimin e mangësive në formimin e studentëve. Në rast të kundërt studentët nuk do të mund t’i kompensojnë këto mangësi në formimin universitar deri në fund të ciklit përkatës të studimeve, ç’ka do të thotë që ata të diplomohen me një nivel të ulët të formimit profesional, veçanërisht në realizimin e formimit praktik të tyre.

Stafi akademik dhe ndihmës akademik është shumë i ekspozuar ndaj virusit, si rezultat i seancave mësimore me një numër të madh studentësh gjatë leksioneve, seminareve dhe provimeve. Kjo u vërtetua me rritjen e ndjeshme të numrit të pedagogëve që u infektuan gjatë muajit tetor dhe nëntor 2020, për shkak të sezonit shumë intensiv të provimeve në auditore (Shumë prej tyre  u sëmurën rëndë dhe, siç dihet, disa pedagogë humbën jetën për shkak të infektimit me Covid 19.).

Ne mendojmë se dhënia përparësi në vaksinim stafit akademik është realiste, sepse numri i pedagogëve me kohë të plotë është rreth 5000 veta dhe, ndër ta, personat mbi 45 vjeç zënë vetëm rreth 50 % të numrit të përgjithshëm (rreth 2500 veta)”, thuhet në kërkesën e parashtruar kryeministrit Rama.

Ndër tëq tjera, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me autoritetet për realizimin me sukses të këtij procesi përcaktues për formimin e studentëve./Gazetareforma.com/

Etiketa: kerkesatletraSindikata e Punonjësve të Universiteteve

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19, Kosova drejt lehtësimit të masave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.