Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar në Kamëz, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe kërcënimin e saj me armë zjarri.
Gjatë operacionit të koduar “Reagimi”, u arrestua shtetasi A. M., i cili, pas një kontrolli në shtëpinë e tij, kishte në posedim një pistoletë me të cilën kanoste gruan e tij, si dhe një sasi municioni luftarak.
Këto sende u sekuestruan si prova materiale. Çështja do t’i kalojë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.