Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën e tyre kundër shembjes së banesave, të cilat preken nga projekti i zgjerimit të rrugës.
Prej 69 ditësh në protestë, banorët kërkojnë nga qeveria që të ndalojë projektin, ose të kompensohen në vlerën e plotë të tregut për shembjen e pronës së tyre.
“Në qoftë se duan të jetojnë, të rrijnë larg Unazës së re. Shtëpiat tona ne do t’i gëzojmë. Ne jemi më të vendosur se kurrë të mbrojmë shtëpitë tona.
Ta harrojnë se do t’ia gjejmë vrimat ku janë fshehur të dy. Ata drejtora dhe shefave të komisariatit do të jenë pas hekurave, sepse Rama po bën gati valixhet për t’u larguar me spurën e tij. Vetëm në qoftë se bëjnë masakër këtu do të vazhdojë ky projekt”, u shpreh një nga banorët.
Edhe sot, deputetët e PD-së dhe të LSI-së, janë bashkuar me protestuesit duke mbështetuar qytetarët në kauzën e tyre.