Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ukraina: Forcat ruse po pësojnë “disfatën më të rëndë” që pas zmbrapjes nga Kievi

16:49 12/09/2022
Reading Time: 3 min lexim

Zyrtarë ukrainas thonë se forcat e tyre, me ofensivën e nisur së fundi, i kanë shkaktuar disfatën më të keqe forcave ruse që kur ato u zmbrapsën nga periferitë e Kievit në mars. Ky sukses iu ka dhënë shpresë për fitore banorëve të Ukrainës, ndërsa forcat ruse janë fajësuar për sulme hakmarrëse ndaj civilëve. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e shënoi ditën e dyqind të nisjes së luftës kundër Rusisë, duke vlerësuar kontributin e ushtrisë ukrainase, shërbimeve të urgjencës dhe atyre që po vuajnë nga konflikti. Ndërsa kryediplomati rus, Sergei Lavrov i tha televizionit shtetëror rus se Moska është e gatshme për negociata me Ukrainën.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e së dielës, presidenti ukrainas tha se deri tani, ndër shumë pajisje luftarake të armikut janë shkatërruar “2,000 tanke, 250 aeroplanë, 200 helikopterë dhe mijëra pajisje të tjera”.

“Kjo është një rrugë e vështirë drejt fitores. Por ne jemi të sigurt: ju do t’ia dilni. Do të arrini në kufirin tonë, në të gjitha seksionet e tij. Do të shihni linjat tona dhe shpinën e armikut… Ne do të fitojmë”, tha zoti Zelensky.

Ai i bëri këto komente ndërsa trupat ukrainase po vazhdojnë një kundërsulm që nisi në fund të gushtit. Ofensiva ukrainase fillimisht u përqëndrua në rajonin jugor të Khersonit. Por ndërsa Moska ridrejtoi trupat atje, Ukraina nisi një tjetër ofensivë shumë efektive në verilindje, afër qytetit Kharkiv. Ky veprim e detyroi Moskën të tërhiqte trupat e saj për të parandaluar rrethimin e tyre. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon ushtarët ukrainas duke u përqafuar nga disa banorë, teksa thërrasin “lavdi Ukrainës”. Videoja thuhet se është bërë në një fshat pranë kufirit rus, megjithëse Reuters nuk ishte në gjendje ta verifikojë videon.

Banorët e Kievit ndërkaq janë shprehur të lumtur me suksesin e forcave ukrainase.

“Faleminderit Zotit për kundërsulmin. U jemi mirënjohës Forcave tona të Armatosura, djemve tanë dhe guximit të heronjve tanë. Ukraina do të triumfojë”, tha Natalia, banore e Kievit

“Jam shumë e lumtur dhe me shpresë. Unë po i lutem të gjithë perëndive të botës që ne të fitojmë dhe që gjërat të qetësohen të paktën”, tha Liudmyla, gjithashtu banore e Kievit.

Ndërkaq, ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov duke folur për televizionin shtetëror rus, tha të hënën se Rusia nuk ishte kundër negociatave me Ukrainën.

“Presidenti Putin duke iu drejtuar pjesëmarrësve të një takimi së fundi tha se ne nuk jemi kundër negociatave, ne nuk i refuzojmë negociatat me Ukrainën, por sa më shumë të zgjasë, aq më e vështirë do të jetë për të rënë dakord për çdo gjë”, tha zoti Lavrov.

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar forcat ruse se kanë sulmuar infrastrukturën civile si hakmarrje ndaj ofensivës së fundjavës nga trupat ukrainase, akuzë e hedhur poshtë nga Rusia.

Zjarrfikësit u përballen me zjarr në një central në Kharkiv të dielën, pas sulmeve me raketa ruse që shkaktuan ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.

Ministri i Mbrojtjes ukrainase, Olkeksii Reznikov ndonëse i matur në vlerësimet për vazhdimin e ofensivës, i tha gazetës “Financial Times” se kjo është disfata më e keqe për forcat ruse që kur u zmbrapsën nga periferitë e Kievit në mars.

Zoti Reznikov tha se ofensiva shkoi shumë më mirë se sa pritej, duke thënë: “Është një shenjë se Rusia mund të mposhtet”./VOA

Të tjera

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën
Bota

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Rasti tronditës i 12-vjeçares franceze, Lola Davier, e cila u vra brutalisht në Paris në vitin 2022, vijon të zgjojë...

13:51 25/10/2025
Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve
Bota

Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi në Turqi të premten në mëngjes, kur policia bastisi zyrat e televizionit opozitar TELE1 dhe...

15:42 24/10/2025
Para
Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së në Korçë, mësohet emërimi i ri

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së në Korçë, mësohet emërimi i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

16:07 25/10/2025
Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

14:02 25/10/2025
Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

13:51 25/10/2025
Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

16:32 24/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.