Skip to content
Uncategorized

U vetëhodh dje nga spitali Infektiv, ndërron jetë 69-vjeçari nga Fieri

· 1 min lexim

I infektuari nga pandemia e koronavirusit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Pacienti 69-vjeçar me Covid, nga Fieri, i cili u vetëhodh dje nga kati i tretë i Spitalit Infektiv, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30, kohë kur pacienti kishte dalë nga dhoma e tij në korridor për t’u hedhur më pas nga kati i dytë.

69-vjeçari u gjet me shenja jete por nuk ia ka dalë që t’i mbijetojë plagëve të marra.

I moshuari  ishte shtruar para dy ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa mësohet se vinte nga një familje e qetë pa probleme ekonomike dhe familjare.

Ky është rasti i katërt i vetëvrasjes së pacientëve me COVID-19 në Shqipëri. Tre rastet e tjera janë shënuar tek “Sanatoriumi”, ku i pari që nisi sagën e vetëvrasjeve ishte 29-vjeçari Xhino Koça.

Pas tij, vendosi që t’i jepte fund jetës edhe 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Ndërsa rasti i tretë ishte Preng Gjonaj, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë./GazetaReforma.com/