Skip to content
Kryesore

“Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj”/ Përgjimet e dosjes së Suel Çelës përmendin Ballën dhe Ramën

· 5 min lexim

“Arrestoni kë themi ne, ju garantojmë 9 deputetë të PS-së. Jemi kamikazë për ju.” Kjo është përmbajtja e një prej komunikimeve të publikuara nga gazetari Basir Çollaku, të cilat, sipas tij, janë pjesë e dosjes së grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, që ndodhet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Përgjimet e publikuara ngrenë dyshime të rënda për një marrëveshje të mundshme mes grupit të Suel Çelës dhe përfaqësuesve të mazhorancës socialiste, ku arrestimi i personave të caktuar pretendohet se është kërkuar në këmbim të sigurimit të nëntë deputetëve për Partinë Socialiste.

Në komunikimet e bëra publike përmenden drejtpërdrejt emrat e Taulant Ballës dhe kryeministrit Edi Rama. Një prej bashkëbiseduesve pretendon se ka folur me Ballën dhe se i ka paraqitur kërkesat e grupit, ndërsa më pas është kërkuar që ato të përgatiten me shkrim për t’iu përcjellë Ramës.

“Folëm me Taulantin”, Arrestime në këmbim të nëntë deputetëve

Pjesa më e rëndë e komunikimit lidhet me pretendimin se grupi kriminal nuk kërkonte tendera apo poste drejtuese, por ndërhyrje konkrete për arrestimin e dy personave, të identifikuar në bisedë si Arti dhe Lenci.

Në përgjim thuhet:

“Folëm me taulant

I tham që ne sdym as tendera as dretori

Asigja për gjygje, për polici etj

Po më ndjek

Ti shkruj me të shkurtra sms

Ne kërkojm të merrni me çështjen e pentitit

Arrestoni artin dhe lencin, pse nuk arrestohen, ka fol burri huj me detaje

Apo vetëm për kto duhen prova amrrikane”

Komunikimi vijon me ofertën për mbështetje elektorale dhe garantimin e kontrollit të territorit:

“I kërkuam arrestoi ne ju garantojmë 9 deputet ps

Sdo keni as ngjarje asgjë

Ne do jeni ma të fortë e kemi venin në kontroll

Jemi kamikazë për ju”

Këto deklarime ngrenë dyshime për një pazar të mundshëm ku një grup kriminal pretendon se mund të ndikojë rezultatin zgjedhor dhe të garantojë kontrollin e territorit, në këmbim të ndërhyrjeve në veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë.

“Shkruajini në letër për t’ia çuar Ramës”

Një tjetër pjesë e përgjimit përmend kryeministrin Edi Rama.

Sipas komunikimit, pas bisedës së pretenduar me Taulant Ballën, kërkesat duhej të përmblidheshin në një dokument për t’iu përcjellë kryeministrit.

“Tha mi shkruj me i cop letër me detaje për tja çu Ramës

Ja çum ne tha po do e baj

Po ju tha do mani llafen, po i tha bujar do e…”

Kjo pjesë e komunikimit është veçanërisht e rëndësishme, pasi ngre pyetjen nëse kërkesat e grupit kriminal kanë arritur realisht te drejtuesit më të lartë të mazhorancës dhe nëse ka pasur ndonjë veprim institucional pas tyre.

Çollaku: A u realizua marrëveshja mes grupit të Çelës dhe pushtetit?

Gazetari Basir Çollaku, i cili publikoi materialin, pretendon se kërkesat e të dyja palëve janë realizuar.

“Çfarë kërkoi grupi i Çelës u realizua, çfarë kërkoi grupi i Ramës dhe Ballës gjithashtu…”, shkruan ai.

Çollaku ngre gjithashtu pyetjen nëse Rama dhe Balla kishin një marrëveshje me grupin e strukturuar kriminal të Suel Çelës dhe nëse kryeministri kishte dhënë miratimin për kërkesat e paraqitura.

Ai pretendon se dosjet e përgjimeve të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë përmbajnë edhe komunikime të tjera për emra të politikës dhe drejtësisë, të cilët, sipas tij, nuk janë përballur deri tani me pasoja.

Përgjimi i plotë i publikuar nga Basir Çollaku

Më poshtë është transkriptimi i plotë i publikuar nga gazetari, i ruajtur në formulimin origjinal:

“..Mos u fut te dera kryesore

Hajde këtu të të shoh te kamera, të hap derën

Me ça po vjen..

E hajde na ktu te dera e lokalit të ri

Hyn hyn

Hec ktu po të them unë

E ke parasysh sa kalon derën kryesore që ikën në kusarth dera e parë majtas

Ok, hajde te qentë

Kishim gjyqin sot

Dhe nesër jeni dy gjyqe të majmos dhe te krimet e randa

Sot u shty

He ded

Çoj haber fates të shkruj sonte

Po na narkon fort me gjana që sjanë aq madhore për tu diskutu aq shumë

Po ded po i shkruaj sonte unë..

Çoja telefon sonte tshkruj

Tani më dëgjo pak

Zdesha ta them se ti fillon me paranoja

Folëm me taulant

I tham që ne sdym as tendera as dretori

Asigja për gjygje, për polici etj

Po më ndjek

Ti shkruj me të shkurtra sms

Ne kërkojm të merrni me çështjen e pentitit

Arrestoni artin dhe lencin, pse nuk arrestohen, ka fol burri huj me detaje

Apo vetëm për kto duhen prova amrrikane

Po më ndjek

I kërkuam arrestoi ne ju garantojmë 9 deputet ps

Sdo keni as ngjarje asgjë

Ne do jeni ma të fortë e kemi venin në kontroll

Jemi kamikazë për ju

Tha mi shkruj me i cop letër me detaje për tja çu Ramës

Ja çum ne tha po do e baj

Po ju tha do mani llafen, po i tha bujar do e…”

Përgjimet ngrenë pyetje për SPAK: A janë hetuar emrat e përmendur?

Nëse përmbajtja e këtyre komunikimeve konfirmohet si autentike, ajo kërkon sqarimin e disa çështjeve thelbësore: kush zhvilloi kontaktet e pretenduara me Taulant Ballën, a iu përcollën realisht kërkesat Edi Ramës, kush ishin personat për të cilët kërkoheshin arrestimet dhe a u ndërmorën veprime në përputhje me kërkesat e grupit?

Po aq e rëndësishme është të përcaktohet se çfarë nënkuptonte premtimi për nëntë deputetë të Partisë Socialiste dhe nëse grupi kishte kapacitete reale për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Mbetet për t’u parë nëse SPAK ka hetuar përmbajtjen e këtyre komunikimeve dhe personat e përmendur në to, apo nëse pretendimet për arrestime të negociuara dhe mbështetje elektorale kanë mbetur vetëm në dosjen gjyqësore.