Skip to content
Të Gjitha

U theu xhamin e makinës dhe goditi  5 policë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

· 1 min lexim

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi nuk iu bind urdhërit të patrullës së policisë.

I riu gjithashtu ka kërcënuar policët dhe madje u ka thyer edhe xhamin e makinës.

26-vjeçari Emilton Pjetri po lëvizte në orët e para të mëngjesit automjet tip “Nissan’’ në Kombinat.

Pas disa minutash ndjekje ai u kap nga Policia Rrugore por Pjetri gjatë shoqërimit kërcënoi dhe goditi 5 policë.