Skip to content
Të Gjitha

U shkarkua nga KPK , pasuria “fundos” gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda

· 1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haverin.

Kjo e fundit kishte probleme të shumta me pasurisë.

KPK konstatoi se Haveri që nga viti 1991 deri në 2014-ën, ka një bilanc negativ prej 8.8 milion lekësh, shkruan “Tirana Post”.

Gjithashtu ajo ka marrë një hua prej 5 milion lekësh tek një i afërm në Shkodër, por që nuk u provua kurrë me dokumente.

Trupa gjykuese e cila dha vendimin përbëhej nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.

Gjatë leximit të vendimit nga KPK, Haveri nuk ishte e pranishme në sallë.