Skip to content
Të Gjitha

U shkarkua nga detyra si gjyqtar pak ditë më parë, KLGJ fton Ardian Dvoranin për ta emëruar në Apel

· 2 min lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhjetë ditë më parë vendosi për shkarkimin nga detyra të Ardian Dvoranit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, pas një kalvari të gjatë përplasjesh mes tij dhe presidentit Ilir Meta.

“gazetareforma.com”, shkruam edhe më herët se Dvorani u shkarkua me 6 vota pro e katër kundër.

Mirëpo, më në fund KLGJ vendosi të shkarkojë Ardian Dvorani, i cili nuk lëshonte karrigen prej 6 vitesh nga mbarimi i mandatit.

“Gazetareforma.com” mëson se gjithë kjo vonesë në shkarkimin e tij ka qenë e mirëmenduar nga Dvorani, pasi lëvizja e radhës është “kapja” e Gjykatës së Apelit.

Siç duket, marrja e kohës i ka shërbyer Dvoranit të mbyllë të gjitha procedurat dhe të jetë gati tashmë për pozicionin e tij të ri.

Ndonëse para kamerave u shpreh se nuk ka shumë për të thënë dhe se pret arsyetimin e vendimit nga KLGJ, gjithë ngërçi institucional i krijuar nga ai, si mes Kryeministrisë dhe Presidencës, ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, ka pikërisht këtë arsye.

Por pasi u shkarkua nga kreu i Gjykatës së Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Ardian Dvoranit të paraqesë kërkesë nëse dëshiron të jetë gjyqtar Apelit.

Sipas njoftimit të KLGJ-s pas vendimit të shkarkimit thuhet se KLGJ vendos ‘’njoftimin e tij për të ushtruar të drejtën për emërim si gjyqtar në një nga gjykatat e apelit të vendit’’.

Edhe pse ka dhjetë ditë që u shkarkua, Dvorani ende nuk ka paraqitur një kërkesë për të marrë postin e gjyqtarit të Apelit.

Ai është shprehur se është në pritje të zbardhjes së vendimit nga KLGJ për të parë nëse do e ankimojë ose jo shkarkimin e tij.