Skip to content
Të Gjitha

U shfaq duke ecur me vështirësi dhe e fashuar: Ja çfarë i ka ndodhur Monika Kryemadhit

· 1 min lexim

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithëve pasi ditën e djeshme u shfaq në selinë blu me dorën e fashuar dhe duke ecur me vështirësi.

Edhe ditën e sotme ajo u shfaq në të njëjtën gjendje, teksa të gjithë u bënë kuriozë se çfarë i ka ndodhur kreut të LSI.

Screenshot_5.jpg

Së fundmi, Newsbomb.al raporton se Kryemadhi ka qenë duke bërë punët e shtëpisë dhe aksidentalisht është rrëzuar duke ndrydhur këmbën dhe dorën.

Për shkak të vështirësive në të ecur ajo ka lajmëruar se nuk do paraqitej në punë, por zhvillimet e rëndësishme për Reformën Zgjedhore dhe angazhimi i drejtpërdrejt i ambasadorëve Kim, Soreca e Norman, e kanë detyruar të dalë nga shtëpia.