U përplas nga makina, drejtuesi i motorit në Korçë në gjendje të rëndë
Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më parë në Korçë.
Sipas “Balkanweb” një makinë ka përplasur një motor në lagjen 16 të qytetit.
Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spital.
Identiteti i plagosurit nuk dihet ende, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Ky është aksidenti i dytë për ditën e sotme pas atij në autostradën Vorë-Tiranë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.