Skip to content
Të Gjitha

U përplas nga autobusi në Tiranë, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një i moshuar është përplasur nga autobusi ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në “Rrugën e Durrësit”.

Mësohet se i aksidentuari është 77-vjeçari me iniciale H.Zh.

Ky i fundit është dërguar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë shoferi i autobusit me iniciale Ll.N., është shoqëruar në komisariat, për t’u marrë në pyetje.

Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i autobusit shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.