Skip to content
Të Gjitha

U masakrua me thikë në gjoks, 24-vjeçari shqiptar dërgohet në spital në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një 24-vjeçar shqiptar në Itali është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Milanos për shkak të plagëve të marra nga një sulm me thikë.

I riu shqiptar u plagos në Marconi në Bresso  (rrethina Veri-perëndimore e Milanos) natën midis të martës dhe të mërkurës 10 qershor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të një dite më parë.

Policia raporton se i riu shqiptar ishte i dehur në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Dy persona e kanë goditur me thikë në gjoks 24-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Ai është mbajtur nën vëzhgim në spital edhe pse gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Karabinierët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.