Skip to content
Të Gjitha

U la në burg për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën lëvizjen e radhës

· 2 min lexim

Ditën e sotme bëhet me dije se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka apeluar masën e arrestit në burg.

Theksojmë e Dako u arrestua disa ditë më parë me urdhër të SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Me anë të avokatit të tij mbrojtës, Dako, i është drejtuar Apelit të Posaçëm që të ndryshojë vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani që e la ish-numrin një të bashkisë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ndëkohë që ende nuk është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për të caktuar gjyqtarin dhe datën se kur do të shqyrtohet seanca.

Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat në Durrës, ku për 11 kate leja nuk u zbardh, çoi në pranga Dakon që mbajti pezull zbardhjen e lejes. Ndërtuesi vijoi punën dhe ndërtoi edhe katër kate të tjera shtesë përtej, pas këtij momenti u zbardh leja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 29 nëntorit.

Episodi i dytë referuar një kallëzimi të KLSH për blerjen e projektit “promenada bregdetare” në 2014 dyshohet se i shkaktoi shtetit dëmin prej 180 milionë lekë të vjetra.

Vangjush Dako është i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “përfshirjen e tij në raste të mëdha korrupsioni, ndodhet i arrestuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë, aty ku ka mbërritur edhe avokati i tij Petrit Ismailaj dhe pritet të dalë para gjykatës.