Një 52-vjeçar me inicialet E.B., është vënë në pranga ditën e sotme dhe një 48-vjeçar me inicialet A.B., është proceduar penalisht, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit bën me dije në një njoftim për shtyp se gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tojkan, në tokën e të arrestuarit dhe të proceduarit penalisht, u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa.
Fidanët janë sekuestruar, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. B., 52 vjeç, banues në fshatin Gjonç, si edhe u procedua penalisht shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Gjonç. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tojkan, në tokën e tyre, u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.