Skip to content
Të Gjitha

E qëlluan brenda makinës së tij luksoze, publikohet videoja e ekzekutimit të Hekuran Billës

· 2 min lexim

Hekuran Billa, 40-vjeçari i ekzekutuar një natë më parë në zonën e Komunës së Parisit është qëlluar me 11 plumba silenciator, të cilat janë gjendur në automjetin e tij.

Ai u qëllua për vdekje teksa ishte po ngiste makinën e tij.

Në të shkuarën e viktimës fshihen ngjarje të mëdha që mbase këto kanë qenë edhe arsyet që i kanë kushtuar jetën.

Hekuran Billa rezulton se është dënuar me burgim të përjetshëm në Angli për vrasjen e një 22-vjeçari të identifikuar si Prel Marku , ndërsa plagosi dy të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni.

Në videon e ekzekutimit të publikuar nga “A2news”, duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës së Billës dhe e qëllon këtë të fundit, duke u përplasur me një bordurë në trotuar.

Ekzekutimi i Hekuran Billës ndodhi në afërsi të një qendre tregtare te Komuna e Parisit në një kohë kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh.

Sipas policisë, vrasësit u kthyen nga e njëjta rrugë në të cilën kishin ardhur, në daljen më të shpejtë në autostradë.

Makina e atentatorëve u gjet më vonë e djegur në Pezë.

Në video shihen gjithashtu disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar e për t’i shpëtuar plumbave.

Motivet e ekzekutimit të Billës janë ende të paqarta, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja.