Skip to content
Të Gjitha

U aksidentua në Korçë teksa po drejtonte makinën e punës, vdes në spital shoferi i Postës Shqiptare

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në fshatin Bulgarec të Korçës ditën e sotme ku, mësohet se janë përplasur dy automjete, furgoni i Postës Shqiptare dhe një “Benz”.

Si pasojë e përplasjes, u plagos drejtuesi i furgonit, 35-vjeçari Kristi Plluska, që u dërgua menjëherë në spital, por pak orë pasi ishte nën kujdesin e mjekëve ka ndërruar jetë.

35 vjeçari fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ai mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrjë nga automjeti i dëmtuar.

“Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. htetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, shkruante Policia sot në drekë.