Skip to content
Të Gjitha

Tym i bardhë! Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, ‘kompromiset’ që bënë palët

· 1 min lexim

Më në fund Këshilli Politik ka arritur dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve, duke pranuar përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje.

Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore, pasi PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme.

Mazhoranca mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Nga ana tjetër, PD pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin, ndërsa për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ, që do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike.

Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.

Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik, teksa mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.