Skip to content
Bota

Turqia eksperimenton me dronët luftarakë, sfidon SHBA-të, Izraelin dhe Kinën

· 2 min lexim

Turqia po orvatet që përveç se paraqitet në rajon si një “superfuqi” ekonomike, të dalë edhe si një forcë e madhe ushtarake.

Sipas një shkrimi të botuar në prestigjiozen “Financial Times”, Turqia ka rritur investimet e saj në sektorin e prodhimit të mjeteve luftarake dhe veçanërisht dronëve.

Prestigjiozia britanike shkruan se industria turke e avionëve në zgjerim e sipër është kulmi i një përpjekje dy-dekadëshe për të rritur prodhimin e mbrojtjes me synimin, për të zvogëluar mbështetjen e Turqisë në blerjet e armëve perëndimore dhe kështu nxitet krenaria kombëtare.

“Turqia nuk po tejkalon SHBA, Izraelin ose Kinën, por unë do të thoja që Turqia po shfaqet si një konkurrencë e rëndësishme për të tre vendet”,- tha Dan Gettinger, një analist në Institutin e Studimeve të Hapësirës në Mitchell (një institut kërkimor me bazë në SHBA), shkruan “Financial Times”.

Zhvillimi i dronëve të armatosur të bërë nga Turqia përshtatet në mënyrë të përsosur me qëndrimin më agresiv të politikës së jashtme të miratuar nga Rexhep Tajip Erdogan, në vitet e fundit, me presidentin turk gjithnjë e më të gatshëm të vendosë fuqi të fortë në mbështetje të qëllimeve të tij ndërkombëtare.

Më tej në artikull shkruhet se, përpjekjet e Turqisë për të krijuar dronët e saj janë të lidhura ngushtë me luftën e gjatë me partinë Punëtorët e Kurdistanit (PKK), një milici e armatosur kurdë, që po lufton me shtetin turk që nga viti 1984.

Droni Akinci, kjo është mrekullia turke e teknologjisë së komanduar (VIDEO) - InfoShqip.com

Gazeta Metro – Turqia hakmerret pas vrasjes së ushtarëve të saj: Vret 3 gjeneralë të regjimit Asad në Idlib

Turqia i dorëzon Ukrainës avionin e parë të telekomanduar “Bayraktar TB2” – Gazeta Impakt

Turqia do të furnizojë Serbinë me dronët vrasës: “TB2” po shkakton tmerr në Nagorno Karabakh - Gazeta Mapo

Serbia kërkon të blejë dronë nga Turqia

/GazetaReforma.com/