Skip to content
Aktualitet

“Turp! S’mbrojte shtëpinë tënde”, Çani-Imamit: Po të qesh dynjaja, mbaje veten!

· 2 min lexim

Arian Çani dhe aktori Artan Imami qenë të ftuar në emisionin “Open”, teksa tema e debatit ishte Teatri Kombëtar.

Çani tha se Teatri Kombëtar nuk duhej shembur, ndërsa Imami argumentoi për të kundërtën.

Lidhur me këtë mendim, Imami i tha Çanit që ai është injorant në këtë fushë.

Gazetari e akuzoi se aktori kishte marrë ndodnjë gjë nga qeveria dhe prandaj kishte dalë të mbronte në studio.

Nga ana tjetër gazetarja Eni Vasili, u kërkoi të pushonin dhe të mos ofendonin njëri-tjetrin.

Çani e cilësoi si të turpshëm faktin që aktori s’e mbrojti “shtëpinë e tij”, ku performoi gjithë jetën, ndërsa e quajti Imamin “budalla”.

Ai tha:

“Pse nuk e mbrojte shtëpinë që ke luajtur aq shumë vite dhe të ka duartrokitur publiku?

Nuk të vjen turp ore? Se mos nuk ke marrë gjë dhe po e mbron kot? Se po s’ke marrë gjë, qënke budalla.

Po duhet të na e thuash këtë. Se s’ka mundësi or plak. Nuk të lë fare se po fle budallaqe, o Tano. Të njof shumë mirë, të kam mik të vjetër”.

Pjesë nga debati

Artan Imami: Ajo godinë nuk restaurohej dot më, kishte mbaruar.

Arian Çani: Po kush je ti more, kush je ti që e thua këtë gjë….

Artan Imami: Po ti kush je që të thuash se nuk kishte marrë fund…?

Arian Çani: Unë nuk i futem dot këtij debati fare.

Artan Imami: Po se injorant.

Eni Vasili: Jo, jo ju lutem pa fyerje

Artan Imami: Nuk është fyerje fjala injorant…

Arian Çani: Ore, mbaje veten ti se s’kam thënë asgjë të keqe për ty, frenohu

Artan Imami: Po je injorant në këtë fushë

Arian Çani: Po mbaje pra veten…Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos del e kundërta.

Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se këshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tënd, më lër dreqi e mori të flas.

Arian Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes.

Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra.

Arian Çani: Po të qesh dynjaja.