Skip to content
Të Gjitha

Trupat e Millosheviçit vranë 45 civilë të pafajshëm, mbushen 21 vite nga masakra e përgjakshme e Reçakut

· 1 min lexim

Ditën e sotme mbushen plot 21 vite nga masakra e përgjakshme e Reçakut.

Brenda një dite, forca serbe vranë 45 civilë shqiptarë të Kosovës.

Urdhëri për masakrën u dha nga vetë Sllobodan Millosheviç.

Ndërkombëtarët kërkuan informacione, por serbët munduan të fshihnin të vërtetën, duke i deklaruar viktimat ushtarë të UÇK-së.

Mirëpo pas insistimit të ish-shefit të misionit vëzhgues të OKB-së, William Walker,u zbulua se të vrarët ishin të gjithë civilë, mes tyre një fëmijë 12 vjeç dhe tre femra.

Masakra e Reçakut ishte edhe shkaku kryesor i nisjes së bombardimeve të NATO-s, e cila nisi sulmin ajror ndaj bazave serbe.

Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç ndërkohë, ende nuk e kanë njohur masakrën e Reçakut.

Në ditën përkujtimore të viktimave ka folur edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky i fundit, pas homazheve në varrezat e dëshmorëve, u shpreh se autorët e ksaj masakre duhen dënuar nga institucionet e Kosovës.