Skip to content
Rajoni

Tronditet sërish Greqia, tjetër tërmet i fuqishëm në vend

· 2 min lexim

Greqia është tronditur sërish nga një tërmet i fuqishëm ditën e sotme, pas atij që goditi vendin disa ditë më parë. Këtë pasdite janë ndjerë lëkundje me magnitudë 4 të shkallës Rihter. Tërmeti ëshët regjistruar sërish në rajonin e Elassonas në jugperëndim, me një thellësi fokale 5.8 km dhe epiqendër 16 km.

Disa ditë më parë  Greqia u trondit nga një tërmeti i fortë me magnitudë 6 të shkallës Rihter, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ishte sërish në Elassona. Nga tërmeti humbi jetën një i moshuar 83-vjecar

Më herët vendi u trondit nga një tërmet me magnitudë 5.9, i cili u ndje edhe në Atikë e në disa qytete në jug të Shqipërisë. Si pasojë e lëkundjeve të forta  një person humbi jetën dhe u jane  regjistruar dëme të shumta materiale. Mediat greke publikuan pamje ku shiheshin qytetarët që duke vrapuar në rrugë të frikësuar e duke u munduar qe të kontaktojnë me familjarët e tyre.

Në të dy tërmetet  paslëkundjet vazhduan gjatë gjithë ditës, me një goditje të fortëtë shkallës 5.3 Rihter. Epiqendra e lëkundjeve ishte 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos. Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte vetëm  dy km.