Skip to content
Të Gjitha

Treni i linjës Durrës–Kashar përplas një makinë dhe e hedh në kanal

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm  në fshatin Domje ku treni i linjës Durrës – Kashar ka përplasur nje mjet.

Sipas policisë, makina me drejtues shtetasen E.M gjatë përplasjes është spostuar në një kanal nga treni me mashinistin me iniciale G.B. Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale.Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.