Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

16:20 12/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Pas votimit në Kuvend që rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, reagimet e ambasadave perëndimore u bënë edhe më të qarta dhe më të drejtpërdrejta. Pas ambasadës gjermane dhe asaj britanike, reagoi edhe ambasada e Holandës, duke përsëritur të njëjtin mesazh: pa ndjekje penale efektive të korrupsionit në nivelet e larta nuk ka përparim drejt Bashkimit Europian.

Ky është një qëndrim që nuk vjen vetëm nga një shtet i vetëm, por nga vende kyçe të BE dhe aleatë të rëndësishëm të Shqipërisë. Mesazhi që vjen nga Berlini, Londra dhe Haga është i njëjtë dhe shumë i qartë: drejtësia duhet të veprojë pa pengesa dhe politika nuk duhet të bëhet mburojë për korrupsionin.

Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të mbajtur gjallë narrativën se Shqipëria është në rrugë të sigurt drejt BE duket gjithnjë e më shumë si një shfaqje politike për publikun vendas. Nëse deri dje mund të pretendohej se ekzistonte ende një mundësi, reagimet e njëpasnjëshme të ambasadave perëndimore pas vendimit të sotëm tregojnë se besimi ndaj procesit është goditur rëndë.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetin social X duke u përpjekur ta paraqesë vendimin e Kuvendit si një veprim të drejtë dhe në përputhje me standardet demokratike, ndërsa deklaroi se qeveria mbetet e përkushtuar ndaj integrimit europian dhe reformës në drejtësi.

“Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%.

Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj: Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian.

Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur.

Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar e Komisionit Europian.

Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor.”

Por ndërkohë që kryeministri përpiqet të mbrojë vendimin e shumicës parlamentare, reagimet e partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të njëpasnjëshme.

Ambasada e Holandës në Shqipëri deklaroi se integrimi në Bashkimin Europian mbështetet nga Haga, por theksoi se një kusht thelbësor për përparimin në këtë proces është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Në reagimin e saj thuhet:

“Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar.

Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi.”

Ky reagim i shtohet deklaratave të mëparshme të ambasadës gjermane dhe asaj britanike, të cilat gjithashtu theksuan se imuniteti nuk duhet të bëhet pengesë për llogaridhënie dhe se ndjekja penale e korrupsionit në nivelet e larta është një kusht i domosdoshëm për procesin e integrimit.

Në thelb, mesazhi që po vjen nga partnerët europianë është i njëjtë: rruga drejt Bashkimit Europian kalon përmes drejtësisë së pavarur dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit. Pa këtë, procesi i integrimit mbetet vetëm një premtim politik.

Të tjera

Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore
Aktualitet

Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

Shqipëria rezulton një nga vendet më të brishta energjetikisht në Europë, me vetëm rreth 15 ditë rezerva nafte. Ky është...

15:18 12/03/2026
Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës
Aktualitet

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

Vendimi i sotëm i Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut ishte një moment që...

12:54 12/03/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

16:20 12/03/2026
Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

Brukseli ngre alarmin: Shqipëria vetëm 15 ditë rezerva nafte, mungon strategjia shtetërore

15:18 12/03/2026
Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

12:54 12/03/2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

11:30 12/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.