Skip to content
Të Gjitha

Tragjike në Itali, i riu shqiptar humb jetën një muaj para se të festonte 20-vjetorin

· 1 min lexim

Një lajm tragjik mësohet nga mediat e shtetit fqinj, Italia.

Një 19 -vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht orët e para të mëngjesit të 11 qershorit në Itali, si shkak i një aksidenti rrugor.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar është identifikuar si Diego Celkupa.

Mësohet se i riu për një muaj do të festonte edhe 20-vjetorin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Romë, teksa Celkupa ishte në drejtimin e një makine tip “Smart”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rreth orës 2:45 të mëngjesit të 11 qershorit.

Mediat bëjnë me dije se ende nuk është mësuar arsyeja e aksidentit fatal, ku i riu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas për vdekje.

Mësohet se bashkë me Diegon në makinën e tij ndodhej edhe një nga miqtë e tij, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sikurse shkruan edhe “Romatoday”, 19-vjeçari shqiptar ishte shumë i njohur në zonë, prandaj lajmi për vdekjen e tij ka tronditur thellë komunitetin ku ai jetonte.