Skip to content
Kronikë

Tragjike në Itali! 26-vjeçarja shqiptare humb jetën, shtypet nga makineria në punë

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjikë është regjistruar ditën e sotme në Itali, ku një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në vendin e punës.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, Anila Grishaj,  ka qenë duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Raportohet se punëtorja është shtypur e më pas vrarë nga makineria e rëndë, në të cilën i ka ngecur koka. Menjëherë pasi ndodhi ngjarja, mjekët kanë ndërhyrë por pa sukses, pasi vajza nuk ka mundur dot t’iu mbijetonte plagëve të rënda.