Skip to content
Aktualitet

Tragjike në Fier, 29-vjeçari qëllon për vdekje gruan e tij (Emrat)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sheq të Fierit. Mësohet se një burrë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Nga të dhënat e para bëhet fjalë se viktima është shtetësja Irvana Medianj, e cila u vra tragjikisht nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj.

Mësohet se menjëherë pas krimit, autori i vrasjes, 29 vjeç,  është larguar nga banesa. Në qytet janë ngritur disa pika kontrolli për kafjen e tij..

Menjëherë forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.

“Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.