Skip to content
Aktualitet

Tragjike/ Humb jetën nga koronavirusi 32-vjeçari nga Belshi, nuk kishte sëmundje të tjera

· 2 min lexim

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë në vendin tonë dhe nuk ka kursyer as moshat e reja. Një 32-vjeçar ka humbur jetën pas infektimit me virusin vdekjeprurës.  Altin Hidri, nga Belshi ka humbur jetën në spitalin COVID-2 (Sanatoriumi) ku prej një jave ndodhej në intubim.  Mësohet se i riu nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa ishte baba i një fëmije 2 vjeç. Po ashtu 32-vjeçari ishte i angazhuar politikisht  dhe ishte kryetar i grupseksionit të PD në Belsh.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Belsh ka shprehur trishtimin dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta, ndërsa shkruan se energjia dhe pozitiviteti i tij do i mungojë të gjithëve.

“Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19.
Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë ata.

Disa ditë më parë një e re vetëm 22-vjeçe humbi jetën po në Sanatorium pasi solli në jetë foshnjën e saj teksa ndodhej në intubim. Muajin e kaluar ndërroi jetë një 18-vjeçar i cili po ashtu ndodhej në intubim në spitalin COVID 2.