Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tragjedi në Maliq: Vritet në krye të detyrës efektivi i Policisë, 34-vjeçari Enea Mekolli; shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Si ndodhi ngjarja

09:58 04/06/2026
Reading Time: 3 min lexim
Screenshot

Screenshot

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Policinë e Shtetit. Efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, ka mbetur i vrarë gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar në zonën malore të Lozhanit, në Bashkinë Maliq. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur edhe një tjetër efektiv, ndërsa autori i dyshuar, Violand Braçellari, u neutralizua, u plagos dhe më pas u arrestua.

Pas ngjarjes tragjike, kryeministri Edi Rama reagoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku njoftoi se efektivi i rënë në krye të detyrës do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa kërkoi dënimin maksimal për autorin.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë së Shtetit, operacioni ishte organizuar në kuadër të planit të masave për kapjen e personave në kërkim. Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Maliqit dhe Komisariatit të Korçës kishin siguruar informacione se Violand Braçellari fshihej në një stan në malin Boden, në njësinë administrative Lozhan.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit, efektivët rrethuan zonën dhe i bënë thirrje 43-vjeçarit të dorëzohej. Por, sipas policisë, ai refuzoi të vetëdorëzohej dhe hapi zjarr në drejtim të uniformave blu.

Të shtënat rezultuan fatale për inspektorin Enea Mekolli, 34 vjeç, i cili humbi jetën në krye të detyrës. Po ashtu mbeti i plagosur edhe inspektori Edison Adri, 36 vjeç, i cili u transportua me urgjencë drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Për të neutralizuar sulmin, forcat e policisë iu kundërpërgjigjën me armë zjarri. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur edhe vetë Braçellari, i cili më pas u arrestua.

Në reagimin e tij, kryeministri Rama e cilësoi operacionin si një ndërhyrje kurajoze për kapjen e një personi që prej vitesh i fshihej drejtësisë.

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli.

Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkroi Rama.

Autori i dyshuar, Violand Braçellari, rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Ai ishte dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Korçës me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, që prej vitit 2011 ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që i mori jetën një efektivi policie gjatë përmbushjes së detyrës dhe plagosi një tjetër. Tragjedia ka sjellë reagime të shumta, ndërsa Policia e Shtetit është vënë në zi për humbjen e një prej efektivëve të saj në një operacion kundër një personi të shpallur në kërkim prej vitesh.

Të tjera

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash
Aktualitet

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme...

10:54 04/06/2026
I dënuar me 10 vite burg, si doli i lirë? Ky është autori i vrasjes së efektivit në Maliq, e qëlloi me plumb në kokë
Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg, si doli i lirë? Ky është autori i vrasjes së efektivit në Maliq, e qëlloi me plumb në kokë

Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike e ndodhur në Lozhan të Maliqit, ku efektivi i Forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli,...

10:26 04/06/2026
Para
I dënuar me 10 vite burg, si doli i lirë? Ky është autori i vrasjes së efektivit në Maliq, e qëlloi me plumb në kokë

I dënuar me 10 vite burg, si doli i lirë? Ky është autori i vrasjes së efektivit në Maliq, e qëlloi me plumb në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

10:54 04/06/2026
I dënuar me 10 vite burg, si doli i lirë? Ky është autori i vrasjes së efektivit në Maliq, e qëlloi me plumb në kokë

I dënuar me 10 vite burg, si doli i lirë? Ky është autori i vrasjes së efektivit në Maliq, e qëlloi me plumb në kokë

10:26 04/06/2026
Tragjedi në Maliq: Vritet në krye të detyrës efektivi i Policisë, 34-vjeçari Enea Mekolli; shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Si ndodhi ngjarja

Tragjedi në Maliq: Vritet në krye të detyrës efektivi i Policisë, 34-vjeçari Enea Mekolli; shpallet “Dëshmor i Atdheut”/ Si ndodhi ngjarja

09:58 04/06/2026
Tragjedi te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, mbyten 2 të rinj, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, mbyten 2 të rinj, 2 të tjerë në gjendje të rëndë

17:13 03/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.