Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trafikimi i qenieve njerëzore, raporti i KiE për Shqipërinë: 450 raste të dyshuara

20:50 18/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në Shqipëri, fëmijët përbëjnë kategorinë më të ekspozuar ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, sipas raportit të fundit të Grupit të Ekspertëve të Këshillit të Evropës për Veprimin kundër Trafikimit (GRETA)

Mes viteve 2020 dhe 2024, janë identifikuar rreth 450 raste të dyshuara që përfshijnë të mitur të trafikuar, kryesisht vajza të shfrytëzuara seksualisht dhe djem të detyruar të lypin apo të kryejnë vepra penale.

Raporti nënvizon se fëmijët pa shoqërues dhe ata që i përkasin komuniteteve të margjinalizuara janë më të rrezikuarit, ndërsa institucionet shpesh dështojnë të ofrojnë mbështetjen e duhur.

GRETA i kërkon qeverisë shqiptare të sigurojë kujdestarë ligjorë dhe strehim të sigurt për këta fëmijë. Mungesa e stafit dhe fondeve në shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve është theksuar si një nga pengesat kryesore për identifikimin dhe ndihmën e viktimave.

Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare, vetëm 28 raste janë njohur zyrtarisht si trafikim njerëzor, ndërsa mbi 700 të tjera janë trajtuar si të dyshuara.

Në krahasim me raportin e mëparshëm për vitet 2016-2020, numri i rasteve të konfirmuara ka rënë, çka sipas ekspertëve mund të lidhet me mungesën e mekanizmave efektivë të identifikimit.

Një tjetër problem i theksuar është mungesa e aksesit në ndihmë juridike dhe kompensim. Që nga viti 2008, vetëm dy viktima kanë arritur të fitojnë dëmshpërblim nëpërmjet rrugës gjyqësore.

Aktualisht, janë 184 çështje për trafikim që ndodhen në hetim nga policia dhe SPAK, prej të cilave 64 lidhen me trafikimin e fëmijëve. Vetëm 15 persona janë dënuar për trafikim në katër vitet e fundit.

Raporti ngre shqetësime edhe për mënyrën si trajtohen viktimat, të cilat shpesh ndëshkohen për veprime të kryera gjatë periudhës së shfrytëzimit, si prostitucioni.

Sipas GRETA, mungojnë politika për rehabilitimin e grave që kërkojnë të largohen nga prostitucioni, si dhe masa konkrete për të ulur kërkesën për shërbime që burojnë nga trafikimi.

Në fund të vitit 2023, mbi 21 mijë të huaj kishin qëndrim të rregullt në Shqipëri, kryesisht për punë. Ndër grupet më të mëdha janë shtetasit italianë, turq, kosovarë dhe një numër gjithnjë në rritje i punëtorëve nga Filipinet, Bangladeshi, India dhe Nepali, sidomos në ndërtim.

GRETA rekomandon që të rriten inspektimet në sektorët me rrezik të lartë dhe të garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë punëtorët, përfshirë migrantët.

Edhe pse autoritetet shqiptare kanë miratuar ligje dhe plane kombëtare veprimi për luftën kundër trafikimit, raporti vëren se mungon ende një ligj gjithëpërfshirës për mbrojtjen e viktimave si dhe një institucion i pavarur për monitorimin e progresit.

Etiketa: Raporti KIETrafikimi i qenieve njerezore

Të lidhura

FAST Albania arreston shtetasin malazez, akuza
Aktualitet

FAST Albania arreston shtetasin malazez, akuza

Një tjetër operacion ndërkombëtar i suksesshëm është finalizuar falë bashkëpunimit të strukturave të specializuara për kapjen e personave në kërkim....

08:57 19/06/2025
Vijon maratona e moskonstituimit, dështon edhe tentativa e 31-të
Kosovë

Sot seanca e 34-tët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot, për herë të 34-të me radhë, në përpjekje për të...

08:44 19/06/2025
Para
Kur fëmija bërtet, kush dëgjon? Shqipëria që sheh, por nuk reagon

Kur fëmija bërtet, kush dëgjon? Shqipëria që sheh, por nuk reagon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

FAST Albania arreston shtetasin malazez, akuza

FAST Albania arreston shtetasin malazez, akuza

08:57 19/06/2025
Vijon maratona e moskonstituimit, dështon edhe tentativa e 31-të

Sot seanca e 34-tët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:44 19/06/2025
Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

08:28 19/06/2025
Trump: Ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

08:14 19/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.