Skip to content
Të Gjitha

“Trafikantë të lidhur me Ardian Çipën dhe Saimir Tahirin ndalohen për sasi të madhe droge, por priten të lirohen”

· 2 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, nga qytetari dixhital, ku akuzohen Saimir Tahiri dhe Ardian Çipa si trafikantë.

Mesazhin e ka shkruar një polic i cili nuk e ka treguar identitetin e tij, por tregon se ditën e djeshme në komisariatin nr 5 është ndaluar një person me një sasi të madhe lënde narkotike në bagazhin e makinës.

Sipas tij ngjarja po fshihet pasi personi i cili posedon lëndën narkotike është Jurgen Çipa, i afërm i ish-drejtorit të përgjithshëm Ardian Çipa.

Sipas policit, ai ka qenë duke transportuar lëndën narkotike të shtetasit Altin Tahiri me paseudonimin “qepa”.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Trafikante te lidhur me Ardian Çipen dhe Saimir Tahirin ndalohen per sasi te madhe droge.

Por pritet te lirohen!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Mirdita jam polic qe nuk mund te identifikohem.Dje ne policine e komisariatit nr 5 jane ndaluar nje person me nje sasi te madhe lende narkotike ne bagazhin e makines por ngjarja po fshihet dhe jam i sigurt qe brenda pak oresh do te lirohet sepse eshte Jurgen cipa i aferm i ish drejtorit te pergjithshem Ardian cipa i cili ka qen duke transportuar lenden narkotike te shtetasit Altin tahiri me pseudonimin qepa kusheri i ish ministrrit tahiri ky i fundit ka vite qe furnizon zonen e kamzes dhe laprakes me lende narkotike dhe si hyn gjemb ne kembe. madje jan ndaluar edhe te tjere si nip i altin tahirit

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1616532518507649